Prapaskena

Aleatët shtojnë kritikat ndaj Bashës: Bëri fushatë individuale, të heqë dorë nga interesat e ngushta

Publikuar: 08/05/2021

Kryetari i PDK-së,Nard Ndoka ka vijuar me kritika të forta ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se gjatë 1 muaji zhvilloi fushatë individuale pa aleatët, duke i përjashtuar ata.

Ish-deputeti nënvizoi se Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta brenda PD-së dhe të hapë partinë në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje transparente.

Nard Ndoka: Basha duhet të heqi dorë nga interesat e ngusta të partisë së tij, duhet të heqi dorë nga komisionerët partiakë. Nuk nuk e shoh PD në funksionin e një lideri, e shoh më gjerë. Ne kemi bërë sakrificë që Basha të rritej, heqja e mandateve, mos futja në zgjedhjet lokale. Votat e mia janë vjedhur nga PD, si gjithmonë që votat e partive të vogla kalojnë në partitë e mëdha. Basha zhvilloi fushatë individuale dhe gaboi me aleatët, i përjashtoi nga fushata. Ai erdhi disa herë në Shkodër dhe mua s’më takoi, shkoi disa herë në Durrës dhe nuk e takoi Agron Dukën. Shtatori-tetori do jetë vendimtar si për z.Basha dhe për të tjerët, për mua apo dhe vetë PD-në. Unë duhet thënë që u dëmtova nga mos-respektimi i marrëveshjes me Bashën.



Më të lexuarat