Andi Bushati ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili bën thirrje për bashkëpunim dhe një standard të ri marrëdhëniesh mazhorancë-opozitë.
Analisti thotë se Rama ka sjellje tipike si një hajdut dhe përdhunues.
“Ka naivë që kanë filluar të besojnë se tani Rama do bëhet i butë, tolerant, duke zbatuar atë që po predikon: daljen nga llogoret e konfliktit. Por ata harrojnë se kjo është sjellja tipike e çdokujt që të vjedh apo përdhunon, pasi ka rrëmbyer atë që ka dashur. Ai do të qetësojë viktimën deri sa të bëhet gati për goditjen e radhës”, nënvizon Bushati.