Prapaskena

I riu me patentë false tenton t’i ikë policisë me “Benz”, i vihen prangat

Publikuar: 03/05/2021

Pogradec- Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Mësohet se i riu i identifikuar me inicialet K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur prej tyre, gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.



Më të lexuarat