Prapaskena

“Fëmijët tanë do përballen me luftën për ushqim dhe ujë”, paralajmëron nënkryetari i Komisionit Europian

Publikuar: 03/05/2021

Njerëzit e moshuar do të duhet të bëjnë sakrifica në luftën kundër ndryshimit të klimës ose fëmijët e sotëm do të përballen me luftëra për ujë dhe ushqim në të ardhmen, paralajmëroi Nënkryetari i Komisionit Evropian.

Frans Timmermans tha se bota do të përballet me reagime nga njerëzit që i frikësohen humbjes së punës ose të ardhurave, të nxitur nga politikanë populistë dhe interesit për lëndët djegëse fosile, nëse politika sociale dhe politika klimatike nuk kombinohen dhe kostot dhe përfitimet e zhvillimit ekonomik ndahen në mënyrë të drejtë.

“Nuk është vetëm një çështje urgjente, por edhe një çështje e vështirë. Ne duhet ta transformojmë ekonominë tonë. Ka përfitime të mëdha, por është gjithashtu një sfidë e madhe. Kërcënimi më i madh është ai social. Nëse nuk e rregullojmë, fëmijët tanë do të paguajnë luftëra për ujë dhe ushqim dhe këtu nuk ka dyshim”, tha Timmermans.

Adresimi i ndryshimeve klimatike do të jetë shumë herë më i lirë sesa ndërprerjet që do të shkaktojë ngrohja globale. Një politikë e tillë gjithashtu kontribuon në shëndetin dhe kostot kanë rënë në mënyrë dramatike në vitet e fundit.

Sidoqoftë, largimi nga karburantet fosile do të shënojë fundin e disa punëve tradicionale si minierat e qymyrit dhe kostot e ndryshimit do të bien në mënyrë të pabarabartë në sektorë të ndryshëm të shoqërisë nëse politikanët nuk ndërhyjnë.



Më të lexuarat