Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në median italiane “La Repubblica” ku ka folur për planet që ka për mandatin e tretë, që sapo e ka fituar.
Në intervistë me gazetarin Paolo Brera, ai është shprehur se qeveria e tij do bëj një revolucion digjital dhe që nga shtatori 2022 të gjithë fëmijët shqiptarë do të studiojnë me detyrim anglishten që nga klasa e parë.
“Kryeministri tha se Shqipëria do të ndryshojë, teksa ka rimarrë çelsin e qeverisë në dorë”, shkruan “la Repubblica”.
Rama është pyetur nga gazetari nëse do të qeverisë me mbështetjen e socialdemokratëve të Tom Doshit.
Ndërsa Rama ka thënë se se ai ka fitur shumicën dhe që nuk ka nevojë për mbështjetje.
”Hera e tretë ishte më e vështira, por është edhe më e bukura. Ne kemi fituar një shumicë absolute, kështu që nuk kemi nevojë për mbështetje. Ndoshta mund të kishim një diferencë më të madhe, por këtë herë Shqipëria votoi me një sistem të ri zgjedhor, me lista dhe preferenca gjysmë të hapura dhe kishte shumë vota të pavlefshme. Shumë njerëz nuk kuptuan se si të votonin, ata na zgjodhën ne si parti, por u dhanë përparësi kandidatëve të tjerë dhe vota iu quajt e pavlefshme”, është shprehur Rama.
“Opozita ju akuzon për mashtrim dhe shitblerje të votave,” e ka pyetur gazetari.
”Këtë herë kemi pasur katër ose pesë sondazhe dhe ndryshe nga e kaluara, të gjitha ishin në përputhje me rezultatin. ”Piepoli” ia qëlloi tamam, por dhe anketuesit grekë që punuan për Euroneës Albania patën paralajmëruar rezultatin. Raporti paraprak i OSBE-së është pozitiv dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare përmes përfaqësimeve të ndryshme ka ndjekur dhe konfirmuar rregullsinë e zgjedhjeve”, thotë Rama.
”Fatkeqësisht, opozita nuk është në gjendje të dalë nga ky qëndrim, që e bën që ajo të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh. Janë zgjedhjet e pesta radhazi dhe ata ende nuk arrijnë të kuptojnë: Në vend që të reflektojnë mbi veten e tyre, ata përqendrohen në konfrontim dhe akuza kundër nesh”, thekson ai. ”Dhe përsëri humbin. Sidoqoftë, këto zgjedhje japin një mesazh: kur e majta moderne është e organizuar mirë, është po aq e pamposhtur sa Interi i Mourinhos”, përfundon Rama