Prapaskena

I kërkoi Bashës dorëheqjen nëse humbiste zgjedhjet, sa vota mori Ori Nebijaj

Publikuar: 01/05/2021

Ori Nebijaj ishte një ndër risitë e kësaj fushate, jo vetëm për stilin me të cilin e realizoi, por edhe qasjen e saj ndaj liderit demokrat Lulzim Basha.

Ori i kërkoi Bashës dorëheqjen nëse do të humbiste zgjedhjet edhe pse ishte e bindur që demokratët do të fitonin.

Por, sa vota mori ajo gjatë zgjedhjeve të së dielës?

Siç pasqyrohet në faqen e KQZ-së, Ori Nebijaj mori 5 599 vota duke mos mundur të zgjidhet deputete përmes thyerjes së herësit. Ajo ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.



Më të lexuarat