Nianmari ka kohë që është kthyer në një vend kasaphane, pasi policia dhe forcat e sigurisë hapën zjarr të drejtpërdrejtë për të shpërndarë protestuesit anti-grusht shteti që mblidheshin në të gjithë vendin kundër juntës ushtarake të vendit.
Me se fundi, numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 759.
Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), tri viktima të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga ndërhyrja e forcave të Mianmarit.
Rrjedhimisht, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 759, ndërsa i të arrestuarve në 3.461, por aktualisht janë lëshuar edhe urdhra arresti për 1.276 persona.
Ndryshe, në takimin e liderëve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) të mbajtur në Indonezi më 24 prill, u vendos që të ndalohet dhuna në Mianmar sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas të dhënave nga AAPP, nëntë njerëz janë vrarë në Mianmar si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë në protestat anti-grusht-shteti që nga takimi i ASEAN-it, raportojnë mediat ndërkombëtare.