Prapaskena

Masakroi me thikë vëllanë duke i shkaktuar vdekjen, 26-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike

Publikuar: 29/04/2021

Një vrasje brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm Dibrën, ku një 26-vjeçar ka vrarë me thikë të vëllanë.

Florian Tonuzi ka goditur disa herë me thikë vëllain e tij Benard Tonuzin 23 vjeç, i cili nga plagët e marra ka humbur jetën në spital.

Informacionet paraprake bëjnë se autori i vrasjes ishte përdorues i lëndëve narkotike. Mësohet se 26-vjeçari kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu rreth dhe sipas fqinjëve kohëve të fundit ai kishte filluar të shfaqte probleme mendore. Kanë qenë prindërit ata që kanë njoftuar policinë.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi në Maqellarës rreth orës 00:30 ku sipas policisë Florian Tonuzi pas një konflikti me vëllain e tij e ka goditur me thikë.



Më të lexuarat