Prapaskena

E njohu e gjithë bota prej të qeshurës karakteristike, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare komediani spanjoll (VIDEO)

Publikuar: 29/04/2021

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçari komediani spanjoll, Juan Joya Borja, i cili u bë i famshëm për të qeshurën e tij.

Gjerësisht, Yoya Borja njihej me pseudonimin “El Risitas”, që do të thotë “të qeshurat”.

E gjitha në fakt, ndodhi në vitin 2014, ky Borja, ishte i ftuar në një televizion kombëtarë spanjoll dhe nuk e ndalte të qeshurën karakteristike, pas çdo përgjigjeje që jepte.

Intervista, u bë pjesë e shumë “memeve” dhe konvertimit në titra, edhe në gjuhën shqipe. Mësohet se ai prej një viti vuante nga probleme shëndetësore. Për siguruar kurat e shtrenjta të sëmundjes, atë e kanë ndihmuar shumë qytetarë, por fatkeqësisht, nuk ia arriti t’ia dilte.

Ditën e sotme, shumë media spanjolle i kanë kushtuar homazhe komedianit të njohur.



Më të lexuarat