Zgjedhjet/ Nis numërimi i votave për kandidatë në Shkodër, kryeson Benet Beci

Pa Kategori

Publikuar: 27/04/2021

Zgjedhjet/ Nis numërimi i votave për kandidatë në Shkodër, kryeson Benet Beci

SHKODËR
Qarku i Shkodrës ka mbyllur tashmë numërimin për votat e subjekteve politike ndërsa ka nisur të numërohet votat e kandidatëve për deputetë.

Në Shkodër PS arriti të sigurojë tre mandate deputetësh, duke marrë 30296 vota ose 28.1%.

Ndërsa ka nisur numërimi i votave për kandidatë, në listën e PS, Benet Beci ka arritur të sigurojë deri më tani numrin më të lartë të votave.

Shkoder
Kështu nga 411 qendra në total që ky ka qark janë numëruar deri më tani 67 prej tyre. Listën e kandidatëve e kryeson Beci me 1885 vota, i ndjekur nga Paulin Stërkaj me 882 vota e Ilir Beqaj me 825.