ME VIDEO/ Plas sherri në KZAZ-në në Durrës, konfliktohen Vangjush Dako dhe Ferdinant Xhaferri

Pa Kategori

Publikuar: 27/04/2021

ME VIDEO/ Plas sherri në KZAZ-në në Durrës, konfliktohen Vangjush Dako dhe Ferdinant Xhaferri

Ka plasur sherri mes ish-kryebashiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe Ferdinant Xhaferrit të PD.

Konflikti ka ndodhur në një KZAZ në Durrës gjatë numërimit të votave, ku në sherr janë përfshirë edhe mbështetësit e të dy palëve.

Siç duket në video, fillimisht Ferdinant Xhaferri afrohet te Dako për t’i thënë disa fjalë, ndërkohë që ky i fundit vetëm e durtroket për ta ironizuar. Më pas janë mbështetësit e të dyja partive që konfliktohen, por fatmirësisht sherri është shuar shpejt edhe me ndërhyrjen e personave të tjerë.