Numërimi i votave ka mbaruar edhe në KZAZ nr7 në Bashkinë e Pukës, e cila i përket qarkut të Shkodrës.
Surprizë, duke qenë se PD ka pasur shumë shpresa që në këtë qark të fitojë thellë.
Megjithatë siç e ka thënë dhe Rama më herët, mund të kenë ndikuar shumë investimet e bashkisë së Pukës vitet e fundit që e ka bërë PS të dalë forcë e parë. Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Socialiste, me 2.802 vota.
Në vend të dytë është renditur Partia Demokratike me 2.216 vota, e ndjekur nga Partia Social Demokrate, 569 vota dhe LSI 297 vota.
Në këtë Bashki, kanë rezultuar të pavlefshme 340 fletë votimi.
5.914 vota të vlefshme
5 njësi adminstrative, 20 kuti
PS 2820
PD 2216
Lsi 279
PSD 569
LN 20
BD 20