Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shpalli fitoren e kësaj force politike në Njësinë 12 në kryeqytet, e cila i përkon zonës së Freskut.
Ai tha se në këtë zonë Shqipëria ka fituar me 55%, e përkthyer në shifra 3650 vota.
Veliaj theksoi se me këtë fitore ka një mundësi më shumë për t’i shërbyer të gjithë komunitetit dhe punëve të nisura.
“Megjithatë, 55%. Ajo që doja të theksoja është që do t’iu shërbejmë 55% që na kanë votuar edhe pjesës tjetër që ka votuar kundër nesh. Do të kem kënaqësi që këtë mesazh ta bashkë ndaj me një motër shoqe, kolege. Emornela pati shumë pak kohë, duke qenë se na u bashkua nga skuadra e Beratit në finish. Kemi arritur një rezultat spektakolar në pak ditë.
Jam shumë krenar për skuadrën dhe i lumtur që do të kem bashkëpunëtore dhe ne në Bashkinë e Tiranës kemi mundësinë që të plotësojmë aspiratat, me njerëz që kanë ardhur nga i gjithë vendi. Tabaku thotë që ato kanë fituar, nëse ata kanë fituar dhe ne kemi fituar, është arsye fantastike të vijojmë me numërimin. Nëse edhe për PD Tirana i paraprin fitores së tyre s’ka kohë për pushim.
Kjo historia e gjumit po bëhet proverbiale, por s’është ngjitëse. Është e rëndësishme të kthehemi në punë, dua që kjo të ndodhë për të gjithë kolegët. Pjesa më e madhe e problematikës është tek KZAZ që kanë shumicën. Mos e shfrytëzoni shumicën për tjetër gjë. Shpresoj ta gjejmë këtë vullnet, nëse pala tjetër pretendon se kemi fituar në Tiranë, atëherë të vijojmë me procesin dhe t’i japim fund kësaj historie”, u shpreh Veliaj.
Kandidatja për deputete e kësaj njësie, Emornela Felaj, falënderoi komisionerët dhe elektoratin për arritjen e kësaj fitoreje.
“Përshëndetje, faleminderit të gjithëve, njësia 12 ka bërë një skuadër maksimale. Janë 3650 vota për PS dhe vetëm gjysma e tyre për PD dhe vetëm 500 për LSI. Ka qenë punë e jashtëzakonshme, për të cilët Erioni i detyrohet shumë edhe më pas, pa diskutim puna e komisionerëve, që kanë punuar pa pushim. I falenderoj nga zemra për përkushtimin, i gjithë ky trend dhe votë e konsoliduar të jetë kështu në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Felaj.