Prapaskena

Kolonja mbyll procesin e numërimit, shpallet fituesi

Publikuar: 26/04/2021

Kolonja është bashkia e radhës që i ka dhënë fitoren Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në këtë bashki ka përfunduar procesi i numrit të votave, ku Partia Socialiste ka siguruar 3666 vota, Partia Demokratike 2299 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 763 vota dhe PSD-ja 68 vota.

Ndërkohë deri më tani procesi i numrit të votave ka përfunduar në 8 bashki të tjera, Pustec, Himarë, Poliçan, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku fituese është shpallur PS, ndërsa në Tropojë dhe ne Has fituese e zgjedhjeve është shpallur PD dhe Aleanca për Ndryshim.



Më të lexuarat