Policia procedon Enkeljed Alibeajn, me 20 anëtarë të “strukturës për mbrojtjen e votës” i rrethuan shtëpinë kryetares së PS, në mes të natës.
Enkelejd Alibeaj dhe 20 militantë të Partisë Demokratike, procedohen penalisht nga Policia e Divjakës, pais në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë rrethuar shtëpinë e kryetares së PS në në fshatin ShënePremte.
Si ka ndodhur ngjarja, sipas Policisë:
Në datë 24.04.2021, në orën 22:35, në Sallën Operative ka telefonuar një qytetare e cila thot se në fshatin Shën e Premte, Divjakë, përreth banesës së saj ka grumbullim personash dhe automjetesh.
Pas telefonatës, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe konstatuan se përreth banesës së shtetases K. G ishin grumbulluar disa mbështetës të një subjekti politik, të cilët pasi u pyetën nga policia, pretendonin se ishin për mbrojtjen e votës së lirë.
Për këta shtetas u morë masa administrative për shkelje të aktit normativ dhe i’u kërkua që të shkonin në banesat e tyre. Në këto momente në vendngjarje kanë mbërritur edhe drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizanë të tjerë të cilët edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, bllokuan rrugën.
Policia Divjakë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, filloi procedimi penal për shtetasit:
E. A., S. K., I. Dh., E. V., A. M., S. S., L. Z., H. D., L. Zh., F. M., A. M., A. B., A. K., A. P., A. K., L. Rr., A. K., D. S., A. Sh., F. Sh.
Në datë 24.04.2021, në orën 22:35, në Sallën Operative ka telefonuar një qytetare e cila thot se në fshatin Shën e Premte, Divjakë, përreth banesës së saj ka grumbullim personash dhe automjetesh.
Pas telefonatës, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe konstatuan se përreth banesës së shtetases K. G ishin grumbulluar disa mbështetës të një subjekti politik, të cilët pasi u pyetën nga policia, pretendonin se ishin për mbrojtjen e votës së lirë.
Për këta shtetas u morë masa administrative për shkelje të aktit normativ dhe i’u kërkua që të shkonin në banesat e tyre.
Në këto momente në vendngjarje kanë mbërritur edhe drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizanë të tjerë të cilët edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, bllokuan rrugën.
Në vijim të veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe me Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, u proceduan në gjëndje të lirë 20 shtetas për veprat penale “Organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.