Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku është dhunuar Elsa Bita, aktiviste e PD-së.
Bita pretendon se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Policisë Divjak, Altin Shehu.
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë pasi Bita ka bërë një video live në rrjetin social Facebook të saj, ku ka qenë duke filmuar një takim elektoral në një ambjent në Divjak.
Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar.