Prapaskena

Zaho ‘elektrizon’ mitingun e PS: Unë e dua Vlorën! Rama tregon si i përgjigjet i biri kur i thotë ‘bëji mësimet’

Publikuar: 23/04/2021

Është mbyllur fushata elektorale e Partisë Socialiste, me një miting nga qyteti i Vlorës. Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka thirrur në podium djalin e tij të vogël, Zahon, bashkë me të ëmën Lindën, vëllain Gregun dhe motrën Rea.

Me t’u ngjitur në podium, Rama i dha mikrofonin Zahos, i cili elektrizoi vlonjatët, teksa tha se e do shumë Vlorën.

Rama: Zaho hajde këtu, merre mamin, motrën dhe vëllain me vete. Ju prezantoj me famijen. Sa herë i thua ‘ore bëj mësimet’ ‘I bëra mësimet, do më çosh në Vlorë?’ Ja ku je në Vlorë.
Zaho: Mirëmbrëma! Unë dua Vlorën.
Rama: Zaho do Vlorën. Vlorën e do gjithë Shqipëria. Vlora më 25 prill do të vulosë ngjitjen e Shqipërisë në një majë tjetër.



Më të lexuarat