Thirrjet e Yuri Kim kundër Tom Doshit, reagon për herë të parë Meta: Zoti Tom nuk është problemi i Shqipërisë

Pa Kategori

Publikuar: 23/04/2021

Thirrjet e Yuri Kim kundër Tom Doshit, reagon për herë të parë Meta: Zoti Tom nuk është problemi i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për herë të parë mbrëmjen e sotme për deklaratat e vazhdueshme të ambasadores amerikane Yuri Kim që Tom Doshi nuk duhet marrë pjesë në zgjedhje.

I pyetur në Syri TV përse nuk ka komentuar këto deklarata, Meta sqaroi se problemi i Shqipërisë nuk është Zoti Tom, siç e quajti Meta, por Kryeministri Edi Rama.

Më tej Meta shtoi se një polic i thjeshtë dhe i ndershëm në këtë vend është shumë më i fortë se krimineli më i keq, kur pas tij qëndron një ministër i ndërshëm, i cili do të jetë në detyrë së shpejti.

Pjese nga biseda:

Pse Nuk flet për Tom Doshin?

Meta: Problemi i Shqipërisë nuk është zoti Tom, problemi i Shqipërisë është Edi Rama. SMV nuk e ka ngritur PD-ja. E ka ngritur Edi Rama dhe policia e shtetit që nuk zbatojnë ligjin. Policia të mos detyrojë popullin e Beratit të bllokojnë furgonin në Berat. Të mos detyrojë popullin të kapi drejtorin në Bulqizë. Pra është detyrë e Edi Ramës. Një polic i thjeshtë dhe më i ndershmi është më i fortë se ccdo tjetër. Nëse një polic i ndershëm, të kishte një ministër të ndershëm që do ta ketë së shpejti, ai i bën gjëmën kriminelit më të tmerrshëm.

Rikujtojmë se në vitin 2015, deputeti Tom Doshi bëri një deklaratë të bujshme, duke thënë se Ilir Meta, në atë kohë kryetar i Parlamentit, kishte urdhëruar eleminimin fizik të Doshit dhe deputetit Mhill Fufi duke puënsuar për këtë detyrë Durim bamin.