Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel. Ai u përball me makinën e së vërtetës ku iu përgjigj disa pyetjeve.
Nëse nuk i bën votat, me kë do bësh koalicion?
Me Filipin të vij të punoj part-time këtu që t’ju ngre nivelin juve.
I bëre thirrje Bashës për bashkëpunim, por që të ndahet nga Berisha, a mohohet babai?
Po jo ta mohojë, të dalë shpi më vete.
Ku ka më shumë komunistë te PS apo te PD?
Sigurisht që në Gjirin e Lalzit.
Ke menduar për zëvendësues?
Në mendim e sipër jam
Do sakrifikoje fëmijët dhe familjen si ai për revolucion?
Si mund të sakrifikohet familja për tekat e tua që i quan revolucion, por kur njerëzit kalojnë në fazën që janë tapë gjithë ditën sakrifikojnë çdo gjë.
Ça pi më shumë: verë, raki apo drogë?
E kam shpjeguar iher po nuk e ke dëgju, qumësht grenxash pluhur. Po përdore këtë drogë, je bombë
Një vaksinë një votë?
Një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje. E kuptoni sa e rëndësishme është.
Ça ministrie do i jepje Bashës, nëse do ishit bashkë?
Ministër Shteti për Relaksin, që të flejë rehat.
Po Monës?
Po a je në vete mor, drejtorinë e përgjithshme të sherreve.
Ku e ndjen veten më mirë, si politikan apo si piktor?
Si piktor politikan. Si politikan piktor. Të dyja