KUJDES PAMJE TË RËNDA/ Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga momenti i sulmit me xhami. Autori, Rudolf Nikollaj shihet teksa vrapon dhe një e nga një qëllon me thikë besimtarët në xhami. Besimtarët kanë vrapuar dhe fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime të mëdha.
Nikollaj është lënë sot në burg në akuzën për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, ku hetimet po kryehen nga anti-terrori. Ndërsa, nga ana tjetër, familjarët kanë deklaruar se Nikollaj është ka probleme të shëndetit mendor. Ai e ka justifikuar këtë në Gjykatë ka thënë se është përndjekur për 1 vit, ndërsa theksoi se i njeh me fytyrë ata që e kanë përndjekur.