Ambasadorja e SHBA-ve ka qenë tepër e ashpër në qëndrimin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë të Elbasanit ku mbeti 1 vrarë një person dhe 4 persona u plagosën.
Pas takimit të zhvilluar me kryekomisionerin Celibashi, Kim u shpreh se të gjithë duhet të marrin ndëshkimin e merituar.
“Të gjithë jemi të shqetësaur ndaj asaj që ka ndodhur dje është e rëndësishme që shkelësit të mund të kapen, e të mund të ndëshkohen pa përjashtim sepse askush nuk është mbi ligjin. Nuk ka një trajtim të posaçëm apo të veçantë për askënd, sepse askush nuk është mbi ligjin. Zgjedhjet e 25 prillit nuk kanë lidhje me të shkuarën, gjëra të tilla të të tmerrshme siç kanë ndodhur siç kanë qenë grupet e autorizuar në të shkuarën, është që të mbesin në të shkuarën, është e papranueshme për një vend të NATO dhe që aspiron të jetë pjesë e BE-së”, tha Kim.
Diplomatja amerikane ka vlerësuar qëndrimet që kanë mbajtur Rama dhe Basha, duke lënë mënjanë Metën, zyrtarin më të lartë të shtetit, i cili ka qenë tepër aktiv në këto zgjedhje.
“Gjithashtu është përgjithësi e individëve që ndodhen në pozicionet më të rëndësishme të vendit që të bëjnë thirrje që të ketë qetësi, e të mos bëjnë asgjë tjetër që nuk kanë lidhje me qetësinë. Jemi duket monitoruar të gjithë veprimet që kanë bërë drejtuesit. Falendëroj zotin Basha dhe Rama për qëndrimet e tyre, që kane bërë thirrje për qetësi, që të mos pranohet dhuna dhe kanë bërë thirrje të mund të votohet më 25 prill”, tha Kim.
Pjesë nga deklarata
Sikurse e kanë theksuar shumë persona, zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen, jo me të shkuarën. Gjëra të tilla të tmerrshme siç kanë ndodhur në të shkuarën, si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, duhet të mbeten në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend që është anëtare e NATO dhe aspiron të futet në BE. Është përgjegjësi e udhëheqësve, që ndodhen në pozicionet më të larta drejtuese të vendit, të bëjnë thirrje për qetësi, të sigurohen që do të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë.
Ne jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e marra nga drejtuesit e vendit. Falënderoj z. Rama dhe z. Basha, që kanë bërë thirrje për qetësi dhe që të mos pranohet dhuna, si dhe që të mund të votohet më 25 prill. Me lejoni të theksoj atë gjë që e kam thënë që kur kam ardhur në Shqipëri, dëshiroi t’iu drejtohem votuesve shqiptarë: Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju