Sondazhi i Piepolit/ LSI-në e braktisin gati gjysma e votuesve të 2017!

Pa Kategori

Publikuar: 21/04/2021

Sondazhi i Piepolit/ LSI-në e braktisin gati gjysma e votuesve të 2017!

Për herë të parë një sondazh në Shqipëri analizon fluksin elektoral pak ditë para zgjedhjeve. Këtë risi publikut ia paraqiti instituti prestigjoz italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV.

Kur mungojnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit vihet re se partia që ka zhgënjyer më shumë elektoratin e saj dhe që me gjasa nuk do ta votojnë përsëri  është LSI-së.

Në një krahasim me zgjedhjet e 2017 vetëm gjysma e atyre që votuan LSI-në janë të gatshme ta votojnë edhe të dielën, 51% e tyre.

Ndërkohë 29% e votuesve të LSI-së në 2017 do të votojnë të dielën PS, ndërsa 17% e tyre do votojnë në 25 prill PS. Pas LSI-së, përqindjen më të lartë e të zhgënjyerve e ka PDIU e Shpëtim Idrizit, 15, 9% të elektoratit të saj.

Ndërsa PD dhe PS nuk kanë shkaktuar një zhgënjim të madh te elektorati që i votoi në 2017.