Publikimi në media i një databaze me të dhëna personale të qindra-mijëra qytetarëve që u tha se përdorej nga Partia Socialiste për fushatën zgjedhore shkaktoi debate të shumta, ndërsa tashmë SPAK ka nisur hetimet.
Por zyrtarë të lartë të PS thanë se një databazë të ngjashme kanë të gjitha partitë e mëdha, dhe mesa duket rezulton të jetë e vërtetë. Ditën e sotme mediat kanë publikuar një databazë të ngjashme me emra, numra telefoni, numrat e kartave të identitetit dhe ata që i quajnë patronazhistë, vetëm se këtë herë i përkasin Partisë Demokratike.
Ekzistencën e kësaj databaze e konfirmon edhe gazetari Elvis Fundo, i cili ka deklaruar se kur ishte pranë PD-së, e ka përdorur këtë databazë.
Ja një pjesë e databazës të publikuar ku duken të dhënat sensitive të qytetarëve si numra telefoni, kartat ID, etj., dhe emrat e atyre që i kanë identifikuar si patronazhistë të PD-së: