Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i njohur tashmë për gafat në takimet e tij elektorale.
Teksa po mbante një fjalim dy ditë më parë, në Has të Kukësit, ai përmendi shkrimtarin e priftin Frang Bardhi, të cilin e bëri me origjinë nga Hasi, ndërkohë që ai është nga Zadrima e Lezhës.
Siç duket Basha donte të përshtaste origjinën e shkrimtarit me qytetin me të cilin po zhvillonte takimin elektoral.