Prapaskena

“Do ikësh nga PS po humbe?” / Rama nervoz heq mikrofonin dhe largohet nga studio (VIDEO)

Publikuar: 19/04/2021

Kryeministri Edi Rama e ka braktisur në mes intervistën me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv.

I bezdisur nga një sërë pyetjesh për reformën në drejtësi, punën e SPAK, kapjen e drejtësisë së re, mos-hetimin e tenderave si ai për uniformat e ushtrisë apo tenderi për ndryshimin e logos së TKOB kanë nervozuar kreun e qeverisë.

Gazetari e ka pyetur nëse do të largohet edhe nga PS nëse humbet zgjedhjet, por Rama ka hequr mikrofonat dhe është larguar.

“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos.

 



Më të lexuarat