Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video-mesazh për elektoratin gri.
Rama shkruan në “Facebook” se “kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë”.
Në video, kryeministri publikon mesazhin e kryesueses së listës së PS në Shkodër, Edona Bilali, e cila sqaron sipas saj, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill.
Mesazhi i Ramës:
MIRËMËNGJES ????
kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë????????
Ditë të mbarë????