Një tjetër ngarkesë me 50,000 vaksina të kompanisë AstraZeneca kanë mbërritur në vendin tonë mbrëmjen e sotme.
Kjo ngarkesë, ashtu siç edhe kishte njoftuar kryeministri Edi Rama, ka mbërritur nga India, ku ndodhet një prej fabrikave të kompanisë AstraZeneca.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca. NE DO T’IA DALIM ASHTU SIÇ JU’A KAM THËNË, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.