Prapaskena

Monika Kryemadhi ‘zbarkon’ në Vlorë në kulmin e përplasjeve, çfarë po ndodh me Luan Ramën (Fotolajm)

Publikuar: 17/04/2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është ndalur sot në Vlorë, ku zhvillon takime me mbështetësit e kësaj force politike, në krah të Luan Ramës, të parit të listës së kandidatëve për deputetë.

Në këtë mënyrë Kryemadhi u jep fund të gjithë zërave për përplasjes mes saj dhe Ramës, dhe rikonfirmon besimin që i ka dhënë atij për të drejtuar një prej qarqeve më të rëndësishme të vendit në 25 Prill.

Takimi i LSI-së nisi me himnin e flamurit, dhe me një performancë nga një vajzë e vogël, e cila tregoi talentin e saj në muzikë.

‘Dhe thonë që Vlora nuk ka më fëmijë… prandaj duhet të luftojmë fort që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria’, tha Kryemadhi.

Luan Rama në fjalën e tij tha se prej muajsh ekipi i Vlorës po bën një punë të madhe që kjo parti në këtë qytet të ringrihet nga e para, me synimin e madh për të marrë 3 mandate në 25 Prill.



Më të lexuarat