Prapaskena

Përballja e madhe! “Ujku” i drejtësisë shkon për herë të parë në GJKKO

Publikuar: 16/04/2021

Ky është momenti kur ish-kryeprokurori Adriatik Llalla mbërrin në Gjykatën e Posaçme, ku këtë të premte zhvillohet seanca e radhës ndaj tij. Kjo është hera e parë që Llalla shkon në sallën e gjyqit. Ai iu drejtua gjykatës së bashku me avokatin e tij, në seancë ku pritet që të paraqesë mbrojtjen. Llalla nuk pati prononcim për gazetarët.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj burg.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.



Më të lexuarat