Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se të shtunën Shqipëria merr 40 mijë doza të AstraZeneca.
Ajo thotë se këto doza Shqipëria i pëfiton nga instrumenti Covax.
Ndër të tjera Manastirliu thekson se deri më sot në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve.
‘’Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz, kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë.’’- tha Manastirliu.