Prapaskena

Ish-ministri grek në mbështetje të kandidatit të pavarur Elton Debreshi: Në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme

Publikuar: 15/04/2021

Yanis Varoufakis, ish-ministër i Financave i Greqisë në vitin 2015 gjatë qeverisjes së Syriza-s, ka dalë në mbështetje të kandidatit të pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshit.

Ai ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku hpreh mbështetjen për Debreshin , ndërsa shkruan se në Shqipëri po formohet një forcë e re dhe e pabesueshme.

“Shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme. Këtu është Elton Debreshi, kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës SMBB të Shqipërisë. Shikoni videon e tyre dhe mbështesni luftën e tyre përkrah International Progressive”, shkruan ish-ministri grek.

Elton Debreshi është një minator që kandidon si kandidat i pavarur në qaarkun e Dibrës, ndërkohë që ditën e martë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar pragun elektoral 1%.



Më të lexuarat