Prapaskena

Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë godet Greqinë

Publikuar: 14/04/2021

Një tërmet me madhësi 5.2 është regjistruar në zonën e detit në perëndim të Tilos në orët e vona të mbrëmjes të martën në mbrëmje.

Sipas Institutit Gjeo-dinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte e vendosur 16 kilometra në perëndim të Tilos dhe thellësia 10 kilometra.

Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti ka goditur ishujt Kos dhe Nisyros.

Pas lëkundjes së parë janë shënuar dhe dy lëkundje të tjera me madhësi 3.4 dhe 3.3 Righter u regjistruan në të njëjtën zonë.

Gjithashtu një tërmet me madhësi 3.6 Righter u regjistrua në ishullin Kos 6 minuta pas tërmetit me madhësi 5.2 ballë.



Më të lexuarat