Rama-Bashës: Ta lëmë politikën e vjetër me Saliun e Ilirin. Kreu i PD: Koha jote mbaroi

Pa Kategori

Publikuar: 14/04/2021

Rama-Bashës: Ta lëmë politikën e vjetër me Saliun e Ilirin. Kreu i PD: Koha jote mbaroi

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jete politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët.

Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”,  tha sot Rama.

Basha reagoi deklaratës së kryeministrit Edi Rama që la të hapur derën e bashkëpunimit me kreun e opozitës pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Bashës kjo nuk ka mundësi të ndodhë.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, tha Basha. 

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj sërish kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?” shkruan Rama.

 

 

Basha me anë të një reagimi të mëparshëm mohoi kategorikisht bashkëpunimin me Ramën duke thënë se koha e tij ka mbaruar.

Nga ana tjetër Rama duke iu drejtuar Bashës, e pyet nëse Shqipëria është më pak e rëndësishme për të sesa Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?” shkruan Rama.

Kujtojmë se më parë Basha është shprehur i sigurtë që në datën 25 prill shqiptarët do ta largojnë nga qeveria Ramën.

Ndër të tjera, Basha shtoi se Rama nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.

Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë,”-shkruan Basha.