Prapaskena

Stërvitësi vritet nga ariu i cirkut pasi harroi të hiqte maskën e koronavirusit në kafazin e tij, kafsha nuk e njohu me maksë dhe…

Publikuar: 13/04/2021

Një stërvitës cirku është kafshuar e sulmuar për vdekje nga ariu për të cilin kujdesej, teksa harroi të hiqte maskën e fytyrës para se të hynte në kafazin e kafshës.

Ariu i cirkut nuk e njohu 28-vjeçarin fatkeq Valentin Bulich prandaj e sulmi mizorisht kur hyri në hapësirën e tij, sipas deklaratës së Cirkut Shtetëror të Moskës.

Në sulmin brutal, ariu i quajtur Jasha kishte kafshuar stërvitësin në kokë dhe kishte goditur atë me kthetra në trup.

Kolegët e tij të cirkut kishin arritur më pas të tërhiqnin trupin e të riut jashtë kafazit, por ai vdiq më vonë në spital nga plagët.

Sipas informacioneve, Bulich i cili ëndërronte të bëhej stërvitës arinjsh, kishte hyrë në kafaz për një rutinë të zakonshme pastrimi.

Ai kishte mbyllur derën nga brenda, siç është praktika normale për të ndaluar që ariu të largohet, por fatkeqësisht kjo shërbeu për ta bllokuar brenda atë gjatë sulmit vrases të ariut.

Një nga punonjësit tha për rrjetin BAZA Media: “Valentini shkoi brenda vetëm, ariu e njihte mirë atë. Por ndoshta ndodhi sepse hyri brenda me maskën anti Covid. Ariu e kishte sulmuar sapo i ktheu kurrizin”.

Burimi vazhdoi më tej: “Çdo gjë dukej sikur ishte një rutinë normale pune. Ai hyri në kafaz, e mbyllur dhe u kthye me maskën në fytyrë”.

Një hetim është hapur për incidentin dhe masat e sigurisë rreth tij.

Burimet thonin se të hysh vetëm në kafazin e ariut është një shkelje e rregullave të sigurisë së cirkut.

Zyrtarja e cirkut Tatyana Zapashnaya tha: “Është shumë e vështirë për ne, çdo gjë ndodhi shumë shpejt, shumë papritur. Është një tragjedi që duhet ta përballojmë”.

Jasha është në fakt një ari i njohur brenda dhe jashtë cirkut për numra të ndryshëm performues, dhe ka qenë prej kohësh kafshë e besuar dhe e afërt me njerëzit.

Madje në gusht ai është ftuar në një fushë futbolli para ndeshjes për një paraqitje motivuese.

Por grupe të mbrojtjes së kafshëve kundërshtojnë çdo përdorim të tyre në cirqe, aq më keq në mbajtjen në kafaze të arinjve të mëdhenj.



Më të lexuarat