Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur mbrëmjen e sotme në RTSH për stërvitjen ushtarake shumëkombëshe që do të zhvillohet në 12 shtete të Europës, mes të cilave edhe në Shqiëpri.
Ambasadorja tha se pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri do të ketë shumë më tepër lëvizje, ndërsa shtoi se në javën e parë të majit do të vijnë disa udhëheqës shumë të rëndësishëm.
“Do të shihni shumë më tepër lëvizje pas zgjedhjeve. Do të vazhdojë deri në qershor. Në fakt janë një seri prej tre stërvitjesh të ndryshme ushtarake që mbivendosen mbi njëra tjetrën për të demonstruar gjëra të ndryshme. Javën e parë të majit ndoshta do kemi disa udhëheqës shumë të rëndësishëm që do të vijnë të vëzhgojnë”, tha ambasadorja Kim.
Nuk dihet nëse ushtria e SHBa do të ndërhyjë edhe për të bërë të mundur arrestimin e zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin, duke qenë se SHBA mbështet fuqishëm Reformën në Drejtësi, megjithëse kjo duket diçka shumë e vështirë.