Kush janë të fortët që shkëmbyen zjarr me policinë, vëllezër të ish-deputetit Mhill Fufi

Pa Kategori

Publikuar: 13/04/2021

Kush janë të fortët që shkëmbyen zjarr me policinë, vëllezër të ish-deputetit Mhill Fufi

Vijojne te zbardhen detaje nga plagosja e 3-fishtë në Mamurras. Në automjet ishin duke udhëtuar tre persona, Nikoll Vokrri (Besimir Fufi) që ngeli i plagosur, Ndue Zefi(Gega) që është shpallur në kërkim, dhe një prej vëllezërve Fufi. Te tre personat janë të afërm te ish-deputetit Mhill Fufi.

Nuk dihet se cili prej vëllezërve ka qenë në automjet, Gjon apo Rudolf Fufi, por ata të dy janë shoqëruar në komsiarit, i pari u kap në Tiranë, kurse i dyti në Laç.

Ndërkohë nga pala tjetër mbetën të plagosur dy efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Sipas Policisë, të shtënat erdhën nga një polic që aksidentalisht plagosi me armën e shërbimit dy kolegët e tij dhe Nikoll Vokrrin.