MAMURRAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras, atje ku të afërmit e një politikani të njohur dhe pranë Partisë Socialiste, (emër i njohur për redaksinë), kanë plagosur me armë zjarri në këmbë 3 persona, 2 prej të cilëve, policë.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive banale, ku të afërmit e politikanit janë ndaluar nga policia por nuk kanë pranuar ti nënshtrohen kontrollit policor.
Me argumentin se ‘jemi me Edi Ramën’, ata kanë kundërshtuar ndalimin ndërsa efektivët i kanë shoqëruar.
Në momentin që kanë dalë nga komisariati i kanë qëlluar policisë për shoqërimin. Të plagosur janë efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ndërsa personi i tretë është identifikuar si Nikoll Vorfi.