Vdekja e Princ Philip/ A do jenë të pranishëm Harry dhe Meghan Markle në funeralin e tij?

Pa Kategori

Publikuar: 10/04/2021

Vdekja e Princ Philip/ A do jenë të pranishëm Harry dhe Meghan Markle në funeralin e tij?

Një ditë më parë, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare Princi Philip. Lajmin e trishtë e bëri të ditur Pallati Mbretëror, në një deklaratë zyrtare.

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur”, shkruante Pallati Mbretëror në njoftim.

Në momentin që u bë i ditur lajmi i trishtë, të gjithë nisën e pyetën se si do të jetë ceremonia mortore, pasi Britania e Madhe dhe jo vetëm, është në një situatë të vështirë nga pandemia e Coronavirusit. Gjithashtu të shumtë ishin ata që pyesnin nëse do të jenë të pranishëm Princ Harry dhe Meghan Markle në funeralin e tij?

“Daily Mail” shkruan se burimet kanë thënë se Harry do të bëjë të pamundurën që të jetë pranë familjes në këtë moment. Ndërsa përsa i përket Markle, duke qenë se dukesha është shtatzënë, i duhet të këshillohet më parë me mjekun nëse do të jetë i sigurt fluturimi i saj.

“Harry do bëjë ç`është e mundur të kthehet në shtëpi, në Britani dhe të jetë me familjen. Ai nuk do asgjë tjetër më shumë sesa të jetë me familjen, veçanërisht me gjyshen gjatë këtyre ditëve të vështira. Kurse Meghan është shtatzënë, ndaj do i duhet të flasë me mjekët, nëse do ishte i sigurt fluturimi i saj, ama për Harry-n mendoj që do shkojë patjetër”, ka treguar burimi.