Ngriti dronin me flamurin e PD-së në fushatën elektorale të kandidatit të PS-së, procedohet 28-vjeçari nga Tropoja

Pa Kategori

Publikuar: 10/04/2021

Ngriti dronin me flamurin e PD-së në fushatën elektorale të kandidatit të PS-së, procedohet 28-vjeçari nga Tropoja

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, pasi më datë 09.04.2021, gjatë zhvillimit të aktivitetit elektoral të një subjekti politik, në qytetin e Bajram-Currit, ka ngritur një dron i cili mbante një flamur me siglën e një subjekti tjetër politik.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.