Detaje nga tragjedia në Kavajë, burri dogji makinën ku u gjet gruaja e pajetë më pas u vetëflijua

Pa Kategori

Publikuar: 10/04/2021

Detaje nga tragjedia në Kavajë, burri dogji makinën ku u gjet gruaja e pajetë më pas u vetëflijua

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku janë gjetur të vrarë një çift bashkëshortësh.

Burime bëjnë të ditur se Bilal Shirja 48 vjeç, dyshohet se ka djegur fillimisht makinën, brenda së cilës u gjet dhe kufoma e gruas së tij, Thëllënxa Shirja 45 vjeçe, e më pas, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.