Identifikohen disa prej kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës, në lidhje me grevën e Albcontrol që çoi në pezullimin e punës në aeroportin e Rinasit.
Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.
Sipas “Balkanweb”, një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.