Gazetari Adriatik Doçi shkruan se pas grevës qesharake të çetës së kontrollorëve në Rinas, me pagë mujore 2.4 mijë USD, fshihen Ilir Meta dhe Sali Berisha, për të penguar stërvitjen e ushtrisë amerikane në Shqipëri si dhe për të krijuar kaos në formë presionin, për të marrë një garanci se nuk do të arrestohen nga SPAK, për një sagë krimesh njerëzore dhe ekonomike që kanë kryer gjatë 30 viteve të pluralizmit. Sipas tij, Meta dhe Berisha kanë organizuar grevën, për bllokimin e fluturimeve, duke u premtuar kontrollorëve interesa të fuqishme.
Postimi i plotë i gazetarit Adriatik Doçi
“Mos i arrestoni, por dërgojini si kontrollorë në ndonjë fabrikë këpucësh të qetësohen ca kohë. Paga është 260 USD në muaj. 30 minuta pushim në drekë sa për të ngrënë një byrek me gjizë. Punë edhe të dielën deri në drekë. Kështu punojnë mijëra shqiptarë/e të ndershëm, punëtorë dhe fjalëpakë. Sigurisht që ndiejnë përbrenda valë padrejtësie kur marrin vesh se një çetë kontrollorësh ajrorë janë të stresuar me pagë 2.4 mijë USD, duke luajtur playstation në karrige rrotulluese, por që me të gjitha privilegjet e tjera u shkon mbi 3 mijë euro/muaj.
Më parë paga e tyre ishte rreth 6.5 mijë USD në muaj, sa paga presidentit, kryeministrit dhe një ministri bashkë.
Megjithatë, ata nuk janë aq budallenj sa të ekspozohen, duke u bërë qesharakë në përmasa të tilla. Ata po i marrin në qafë Meta dhe Berisha, në këmbim të interesave të fuqishme.
‘Rebelimi’ krininal në Rinas, pasi me ligj ndalohet greva në shërbimin ajror, është atavizëm i Metës dhe Berishës për të sabotuar stërvitjen e ushtrisë amerikane, e cila ka përvëluar çdo ëndërr për destabilizim të dyshes së vjetër, për justifikimin e një humbje të mundshme, përpëlitjet për të marrë një garanci ndërkombëtare se nuk do preken nga SPAK dhe sëkëlldisjes për të mbajtur të bashkuara dy kazermat politike”.