Ka shkuar në 28 numri i kontrollorëve që janë shoqëruar, ndërkohë që prej 3 prej tyre të cilëjanë organizatorët janë prerë urdh-arrestet nga prokuroria. Tre kontrollorët që vijojnë të mbahen në polici janë kreu i sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini.
Pas kallëzimit që Albcontrol të bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar kontrollorët.
Një ngjarje e paprecentë, e para në historinë e aviacionit civil në Shqipëri ndodhi ditën e djeshme. Aeroporti më i rëndësishëm në vend, ‘Nënë Tereza’ ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet në Aeroportin e Rinasit.
Për këtë ngjarje të rëndë pati reagime shumë të ashpra nga autoritetet shtetërore. Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kanë cilësuar si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më herët vetë Rama u bëri thirrje kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe t’i rikthen punës.
Në lidhje me çështjen edhe presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione.
Vetëm tre kontrollorë kanë mbetur të shoqëruar në DVP Tiranë, e gjithë pjesa tjetër prej 25 kontrollorësh janë liruar.
Sipas burimeve pranë Policisë së Tiranës bëhet fjalë për tre personat më kyç, të cilët shihen si organizatorë të grevës, përgjegjës të turnit. Për tre personat e mbetur, në polici akoma u ka shkuar urdhër arresti, pavarësisht se pritet të bëhet nga momenti në moment.