Zbutje e masave antiCOVID? Komiteti Teknik i Ekspertëve del pas pak në konferencë për shtyp

Pa Kategori

Publikuar: 07/04/2021

Zbutje e masave antiCOVID? Komiteti Teknik i Ekspertëve del pas pak në konferencë për shtyp

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë në një konferencë për shtyp lidhur me masat antiCOVID.

Me nisjen e vaksinimit masiv prej 11 ditësh në vendin tonë është vërejtur një ulje e ndjeshme e rasteve ditore dhe kësisoj pritet që ditën e sotme Komiteti të njoftojë zbutje të masave antiCOVID.

Megjithatë shqetësuese për to siç ka njoftuar më herët dhe kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli janë grumbullimet në shkelje të masave antiCOVID në takimet elektorale, që janë parë kryesisht nga ana e PD.