Tensionohet situata në Rinas, mbërrijnë FNSH dhe Policia Ushtarake

Pa Kategori

Publikuar: 07/04/2021

Tensionohet situata në Rinas, mbërrijnë FNSH dhe Policia Ushtarake
  1. Ka agravuar situata tek Aeroporti i Rinasit, përkatësisht te zyrat e Albcontrol, pasi kontrollorët braktisën punën, duke çuar në pezullimin e fluturimeve.

Këtë pasdite ka mbërritur në aeroport Forcat e NDërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Policisë Ushtarake.

Mësohet se forcat policore janë futur brenda aeroportit, duke rrethuar godinën. Kontrollorët ndërprenë punë, me argumentin se janë të paaftë të punojnë, pasi iu është ulur paga nga 4 mijë USD, në 2.49 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë Covid-19.