Ish- prokurori dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari, bëri një deklaratë të fortë lidhur me situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku janë pezulluar të gjitha fluturimet, për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët.
Hajdari tha në një studio televizive se të gjithë kontrollorët duhen arrestuar në kushtet flagrancës, pasi kanë kryer vepër penale, duke ndërprerë punën në këtë mënyrë.
“Nuk ka rëndësi kë do të votojnë ata më 25 prill, por atyre duhet t’iu vijë turp, kur të kujtojnë se çfarë kanë bërë sot. Të devijosh gjithë trafikun ajror, te behesh lajm boteror, kjo eshte totalisht e palejueshme. Keta do te behen pishman per kete qe kane bere. Duhen arrestuar ne kushtet e flagrances, kane kryer veper penale”, tha Hajdari.
Kujtojme se kontrolloret nderpren punen, pasi iu ishte ulur paga nga 4 mije USD ne 2.4 mije USD, per shkak se krizes se krijuar nga pandemia e koronavirusit. Per kete arsye, ata e cilesonin veten si te paafte per te ushtruar detyren.