Artan Hoxha rrëfen ‘mbledhjet’ me Bardhok Pllanajn: Kumbarët e vërtetë ngrenë në ajër Perëndinë!

Pa Kategori

Publikuar: 06/04/2021

Artan Hoxha rrëfen ‘mbledhjet’ me Bardhok Pllanajn: Kumbarët e vërtetë ngrenë në ajër Perëndinë!

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka mbetur krejtësisht i habitur në momentin që Artan Hoxha po tregonte se ishte takuar personalisht me Bardhok Pllanajn, “Kumbarin e Shkodrës”, që u ekzekutua një natë më parë në qytetin e Veriut.

Hoxha, i ftuar në “Opinion”, tha se është takuar shumë herë me Pllanajn dhe se në fakt ai nuk është ‘kumbar’. Sipas Hoxhës, nuk ka ‘Kumbar’ që lëviz pa mjet të blinduar, pasi dihet se si funksionon në qytetin e Shkodrës. Artan Hoxha shtoi se ‘Kumbarët’ e vërtetë të Shkodrës ‘ngrenë në ajër’ Perëndinë.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Kur u takova për herë të fundit me Pllanajn

Blendi Fevziu: E ke takuar ti more?

Artan Hoxha: Jo njëherë po shumë herë, dhe ti se më…

Blendi Fevziu: Po ç’bëje ti me të ore

Artan Hoxha: Po si ç’bëja , e takoja pra, njeri i lirë ishte ai çfarë kishte. Por, siç po thoja, nuk ka Kumba që lëviz pa makinë të blinduar. nëShkodër dihet se se kush janë Kumbarët e vërtetë, ata ngrenë në ajër Perëndinë, jo Bardhoku të ishte aty, po dhjetë Bardhokër të mblidheshin. E dinë të gjithë.