Shpërthim me tritol në një dyqan në Lushnjë

Pa Kategori

Publikuar: 05/04/2021

Shpërthim me tritol në një dyqan në Lushnjë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.

Policia njofton se rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.