Nuk e di a e ka ndarë me ju Niko gjatë kësaj kohe, por me kompaninë që po ndërton portin e Durrësit (grupi Emaar), jemi në diskutim për të ndërtuar pikën e skive në Nikolicë të Korçës. Ne do të rikthehemi sërish këtu për të prezantuar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri. Ne e kemi lidhur gjithmonë turizmin me detin, por kemi një turizëm malor të paeksploruar. Kjo gjë do të sjellë shumë më tepër punë, shumë më tepër reputacion dhe shtrirje të infrastrukturës së mikpritjes shumë përtej pikave që kemi sot.