Kjo që shikoni në foton e mësipërme dyshohet të jetë makina e autorëve që ekzekutuan mbrëmjen e djeshme Bardhok Pllanaj në fshatin Dobraç i Ri të qytetit verior të Shkodrës.
Makina është tip “volkswagen pasat”, ndërsa sipas policisë rezulton se ka qenë me targa italiane.
Në këtë makinë dyshohet se kanë qenë tre autorë të cilën kanë kryer ekzekutimin e 46-vjeçarit, Pllanaj. Një person ka qenë në timonin e makinës, ndërsa dy të tjerë të pajisur me kallashnikov kanë qëlluar në drejtim të objektivit duke e lënë të vdekur në vend.
Makina në fjalë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të krimit, ndërsa brenda saj janë gjetur edhe mbetjet e dy kallashnikovëve që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e krimit të rëndë.